Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, e ka quajtur “sanksionim të drejtpërdrejt”, faktin se ShBA u ka kërkuar qeveritarëve të mos udhëtojnë jashtë Kosovës në kohë krize.
Abdullahu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo tregon se deri ku kanë degraduar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është zhgënjyese, dëshpëruese dhe shumë shqetësuese deri ku kanë degraduar raportet tona me SHBA-të sa që zyrtarisht nuk lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pjesëtarët e Qeverisë Kurti. Ky është sanksionim i drejtpërdrejt. Kjo është dëshmi e fortë se nuk ka as koordinim, as planifikim të strategjive të Qeverisë Kurti me SHBA-n”, shkroi ai.
Këtë qasje të ShBA-së, Abdullahu e cilëson si metodë të tyre për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Kurti.
“A është kjo Qeveri duke e kuptuar se kjo qasje e SHBA-s me këtë refuzim është metodë të cilën ajo e përdorë për ta shprehur zhgënjimin e madh dhe brengën alarmuese. A është duke e kuptuar kjo Qeveri se krejt kjo mund të kaloj edhe në faza të tjera edhe më refuzuese?”, ka përfunduar Abdullahu./arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan