Abdullahu: Partitë politike në rend të parë kanë interesat klanore e individuale

07:23 | 29 Nëntor 2020

Në kohën kur po pritet një tryezë e përbashkët mes partive politike lidhur më çështjen e presidentit, analisti politik Faton Abdullahu , ka thënë se beson që do të ketë marrëveshje ndërmjet palëve.

“Do të arrihet një marrëveshje mes partive politike për presidentin sepse përndryshe duhet të shkohet në zgjedhje. Ndërkohë që ma thotë mendja se duke i dëgjuar me vëmendje të tjerët, partitë politike të tjera përveç Vetëvendosjes pra shumica parlamentare, shumica e qytetarëve të Kosovës nëse parlamentarët i përfaqësojnë ata e besoj që po, atëherë shumica dërmuese është që në këto rrethana të mos shkohet në zgjedhje por të gjendet një marrëveshje përkatësisht të merren vesh që ta kemi një president i cili mund të vije nga shoqëria civile, bota intelektuale por që do të jetë pajtim i përgjithshëm”.

Por sipas Abdullahut partitë politike nuk po e vendosin në rend të parë interesin e qytetarit, por interesant klanore e individuale.

“Mendoj që më shumë sesa të fajsohet një parti politike ne duhet ta fajsojmë mendësinë politike e cila është përjashtuese. Të gjithë ata që nuk po inkorporohen për të qenë më fleksibil, më zemërgjerë dhe për t’ia ditur hallin e qytetarit sidomos në këto rrethana i cili është shumë i vështirë. Kualiteti i jetës së qytetarit tonë po përkeqësohet vazhdimisht, ata që nuk e kanë përparësi, nuk e kanë parasysh këtë degradim jo vetëm ekonomik ata nuk po vënë në rend të parë interesin e qytetarit por i vënë në rend të parë interesant klanore e individuale, gjë që po dëmtohet i gjithë procesi. Ma thotë mendja shumë se do të gjendet një marrëveshje për ta tejkaluar këtë situatë aq më shumë që po i afrohemi periudhës pas vitit të ri ku konsilidimi i administratës Biden do të bëjë që të na shtrijë dorën dhe të na ndihmojë në këtë proces”.

Poashtu Abdullahu ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje në kohë pandemie është e pandershme në raport me qytetarin e Kosovës sepse mund të bëhen gjëra tjera të dobishmë për të.

“Konsideroj që shumica e forcave politike janë që të mos shkohet në zgjedhje përveç tjerash edhe për shkakun e pandemisë është e pandershme në raport me qytetarin e Kosovës që sot të shkohet në zgjedhje ndërkohë që mund të bëhen gjëra tjera shumë të dobishme tash menjëherë për kualitetin e jetës së qytetarëve. Të votohet për shembull Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike është nonsens që kjo nuk po ndodhë.

Nëse shkojmë në zgjedhje do të merr shumë muaj dhe nuk jemi të sihurt se sa do të zgjatë. Prandaj duhet gjetur diçka që bashkërisht ta tejkalojmë këtë gjendje sa më shpejt aq më mirë për qytetarin dhe kjo do të ndodhë sepse është një shumicë e cila konsideron që tani të shkohet në zgjedhje nuk është e dobishme”.

Abdullahu i ka komentuar edhe shkarkimet e fundit të konsujve nga ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, duke i konsideruar politike e më shumë populiste.“Me aq informata sa kam, e kam të vështirë që të konstatojë se a janë apo jo të drejta shkarkimet e konsujve.

Ajo çfarë mund të them, të i jap të drejtën vetës të konstatojë është se krejt kësaj po i vije era shumë politikë e më shumë populizëm. Një qasje e tillë është shumë përjashtuese dhe shumë populiste që bëhet vetëm për përfitime politike. Nëse ka drejtësi dhe nëse kjo drejtësi do që ta qoj në vend këtë procedurë dhe ta analizojë si duhet, pse duhet ti bëhet kaq shumë pompozitet. Po i bëhet për shkak të përfitimeve politike gjë që më jep të drejtë të konstatojë se nuk është halli te ndihma për ti dhënë kësaj çështje por është halli të poenat politik që do dikush ti marr me këtë qasje populiste”, ka përfunduar Abdullahu për EO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara