Masakra e Reçakut ishte moment kthese për botën demokratike. Kështu thotë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 23 vjetorin e kësaj masakre.
Në këtë përvjetor, Abdixhiku ka përkujtuar burrat e gratë, fëmijët e pleqtë që përjetuan krimin më mizor në janarin e vitit 1999, në Reçak, shkruan arbresh.info
“23 vjet më parë, në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit, ndodhi Masakra e Reçakut, njëra ndër krimet më makabre të regjimit serb mbi popullatën civile të Reçakut. Akti barbar e çnjerëzor i shtetit serb mbi njerëz të pafajshëm alarmoj opinionin ndërkombëtar, madje ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker i tronditur e pa me sytë e tij këtë ngjarje të tmerrshme. Ai mbajti gjallë sensibilizimin ndërkombëtar për këtë krim monstruoz të kryer nga Serbia”, shkruan Abdixhiku në Facebook./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...