Ekonomisti Lumir Abdixhiku, që siç po raportohet është në mesin e 5 personave më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa, i është adresuar votuesve të tij. U ka garantuar se nuk do ta shkelë besën për një Republikë më të mirë.
Ky është adresimi i plotë i Abdixhikut:
Votuesve të mi,
Ju faleminderit secilit!
Raportet preliminare që po m’i përcjellin vullnetarët nga strukturat tona, më japin pasqyrën e një përkrahjeje të madhe që kam marrë nëpër gjithë Kosovën – nëpër të gjitha fshatrat, nëpër të gjitha qytetet, nëpër të gjitha regjionet. Ju faleminderit nga zemra secilit. Më keni dhënë më të vlefshmen, besimin tuaj!
Një mbështetje e tillë përkundër kohës së shkurtë në LDK e politikë – veç tri javë – më jep shtytje shumë në rrugën që kam marrë. Mbi të gjitha, më ngarkojnë me një barrë e përgjegjësi të madhe. Këtë barrë, këtë përgjegjësi, këtë besë, s’do ta shkeli asnjëherë, për asnjë çmim. Do të barti me nderë shumë fjalën dhe zërin tuaj për një Republikë më të mirë.
Punë e madhe na pret përpara. Bashkë, kemi me ja dale. Ju faleminderit secilit!
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot
Max Allegri në “radarin” e Real Madridit
Trump: Pas Iranit, radhën e ka Kuba
Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në ...
Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jo...