Kryetari i Lidhjes Demokrtike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me gruan e tij, Albinën, kanë vizituar sot institucionin parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë, ku u takuam me edukatoret e këtij kopshti.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se me propozimin e LDK-së për koeficient, paga bazë e edukatoreve do të ngrihej në 650 euro.
“Puna e tyre e çmueshme – në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë – përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro”, ka shkruar Abdixhiku.
Lideri i partisë opozitare tutje shtoi se premtimi i LVV-së për ndërtimin e 160 çerdheve është vetëm një mashtrim pasi që tash e dy vite nuk është ndërtuar asnjë.
“Për fëmijët e familjet kosovare ndërsa, premtimi për 160 çerdhe për një mandat na del vetëm një mashtrim. Tash e dy vite nuk është ndërtuar as edhe një. Në planin e LDK-së, përtej koeficientit 125 do të përkujdesemi që çdo fëmijë, në gjithë vendin, nga mosha 3 vjeç të hyjë në programin e kopshtit”, shkroi Abdixhiku./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...