Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar kryeministrin e sapo zgjedhur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në emër të të gjithë anëtarësisë së LDK-së e urojnë Xhaferin, për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, shkruan Arbresh.info.
“Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!”, ka shkruar i pari i LDK-së.
Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministri i parë shqiptar në historin e shtetit të Maqedonisë së Veriut./Arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...