Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë sot në dasmën e vajzës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova – Teutës, me Agron Gjeloshi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshorten e tij, Albinën, ka pasur kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të çiftit në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
“Një ceremoni plot dritë, ndjenjë dhe dinjitet, në frymën e një trashëgimie të thellë familjare e kombëtare. Teutës dhe Agronit, të rritur në familje të lidhura ngushtë me rrugëtimin historik të Kosovës, ju uroj jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, respekt e bekime të pafundme”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka uruar edhe familjet e çiftit për këtë ditë të veçantë, duke veçuar në mënyrë të posaçme nënën e nuses, zonjën Fana, për të cilën tha se “vërtet shkëlqente në këtë ditë”.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic