Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, është takuar për një drekë pune me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në një postim në Facebiik, Abdixhiku ka shkruar se drekat e punës me Hovenier janë gjithmonë të këndshme, derisa ka shtua se ka pranuar një dhuratë nga ai.
Postimi i plotë i tij:
Drekat e punës me ambasadorin, Jeff Hovenier janë gjithmonë të këndshme. Dhe kjo e sotmja, në residencën e tij, ishte e tillë. Veçse e shoqëruar me një dhuratë fundviti, një pako ëmbëlsirë nga Tacoma e shtetit të Washingtonit.
Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se ShBA-të ????; dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj; duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar.
Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...