Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim dy deputetë të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz.
LDK përmes një komunikate për media thotë se në këtë takim Abdixhiku dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe për qëndrimet e LDK-së rreth këtyre çështjeve, shkruan Arbresh.info.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke theksuar raportin tradicional dhe partneritetin e qëndrueshëm e të shkëlqyeshëm ndërmjet LDK-së dhe CDU-së, si dy parti të qendrës së djathtë që ndajnë vlera të përbashkëta evropiane”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët./Arbresh.info/
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...