Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Në takim, ai e ka uruar për fillimin e mandatit të tij në vendin tonë dhe i dëshirova sukses në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik, shkruan Arbresh.info.
Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.
Gjatë takimit, Abdixhiku e informoi ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike. Ambasadorit të ri, i uriva fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve.”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...