Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimorë, Manuel Sarrazin.
Vizita e Sarrazin në Kosovë vjen pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit, ku një polic u vra e një tjetër u plagos nga sulmet terroriste, shkruan Arbresh.info.
Abdixhiku tha se ka falënderuar Sarrazini për mbështetjen që Gjermania dha ndaj popullit të Kosovës për ngjarjet e djeshme.
“Të dërguarin e posaçëm gjerman, e falënderova për mbështetjen e shtetit Gjerman dhënë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës përgjatë gjithë zhvillimeve të djeshme. Mesazhet e qarta dhe të pa ekuivok në momente të tilla janë domethënëse në përballjen me terroristë. Dhe këto mesazhe nuk i munguan vendit tonë”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.
Tutje, Abdixhiku tha se ka shprehur domosdoshmërinë e dënimit të gjuhës urrejtëse të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Policisë së Kosovës.
“Shpreha qëndrimin mbështetës të LDK-së ndaj institucioneve të vendit, të sigurisë, rendit e ligjit, në veçanti ndaj djemve e vajzave të Policisë së Kosovës, të cilët me plot guxim e profesionalizëm përballën sulmin e djeshëm terrorist.”
“Shpreha po ashtu, domosdoshmërinë e dënimit ndërkombëtar ndaj gjuhës urrejtëse e luftënxitëse të Vuçiq kundrejt institucioneve dhe popullit të Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sponzorizimin dhe strehimin e terroristëve”, shkroi tutje Abdixhiku.
Në fund, lideri i LDK-së tha se Kosovës i duhet mençuri dhe vendosmëri në kapërcimin e gjendjes së tanishme
“Në këto momente, maturia politike e Kosovës, vendosmëria në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe bashkërendimi me miq e aleat janë kruciale në përballjen e çfarëdo provokimi. Kosovës i duhet mençuri dhe vendosmëri në kapërcimin e gjendjes së tanishme. Mbi të gjitha, Kosovës i duhet vizion e unitet për rrugën përpara”, shkroi Abdixhiku.
Të pranishëm në takimin e Abdixhikut me Sarrazin ishin edhe ambasadori Rohde dhe zëvendës ambasadori gjerman Conrad./Arbresh.info
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X