Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se në ditën e dytë të Kongresit në Valencia, ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i shoqëruar nga ministri kroaat i Punëve të Jashtme, Gordan Grliq-Radman.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kryeministrin dhe Qeverinë kroate e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës, u shpreh se në veçanti e falënderoi për kontributin dhe gatishmërinë e treguar drejt marrëveshjes tripalëshe në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë.
“Rrugëtimi euroatlantik kroat mbetet model shembullor për secilin shtet tjetër në Ballkanin Perëndimor. Miku ynë, Kryeministri Plenkoviq në çdo paraqitje e fjalim të EPP-së, tash e sa vite, ka qenë zë i dytë për Kosovën. Mbështetemi në ta, llogarisim në ta”.
Abdixhiku u shpreh se pati edhe takime tjera biletarale, ku tha se e takoi ministren Federale të Austrisë për Evropë, Claudia Plakolm, si dhe ministren e Suedisë për Evropë, Jessica Rosencrantz.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...