Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit i qeverisë në detyrë, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi ka njoftuar se janë kthyer 76 qytetarë nga Zvicra dhe 120 të tjera nga Turiqa.
Derisa nesër do të kthehen edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia.
“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia”, njofton Abdixhiku.
Tutje, ministri njoftoi se këta persona kanë qenë në trajtim shërues jashtë vendit.
“Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, përfundon Abdixhiku.
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës