Ish- deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas përfundimit të seancës plenare dhe shpërndarjes së Kuvendit, ka thënë se qeveria PAN nuk do t’i mungojë askujt.
Abdixhiku ka numëruar edhe emërimet politike të cilat janë bërë në këtë qeveri.Ka thënë shteti i i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm, i kërcënimit të prokurorëve, po merr fund.
“Shteti i kapur i 82 zëvendësministrave, i 400 këshilltarëve, i 54 milionëve të Bektelit, i 52 milionëve të ujit, i 100 milionëve të veteranëve të rrejshëm, i kërcënimit të prokurorëve, i falimentimit të Telekomit, i punësimeve familjare, i rritjes së pagave për vete, i mashtrimit në festë pavarësie, i zv/kryeministrave me armë në shokë, i ministrave me aktakuza, i kidnapimit të qytetarëve të huaj, i dështimit në liberalizim, i dështimit në Interpol, i izolimit nga aleatët, i humbjes së njohjeve, i humbjes së 24,000 vendeve të punës, i rritjes së borxhit publik, i kapjes së universiteteve, i zaptimit të noterëve, e i vendosjes së Komandant “Fytyrave” tek pronat – po merr fund. Për të mirë; ma në fund”, ka shkruar ai.“Nga sot, ora e ndryshimit ka nisë. Tik-tak!”, ka përfunduar shkrimin e tij ai.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...