Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon zgjerimin e degëve të saj në mërgatë.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar për tubimin më të fundit me simpatizantë të kësaj partie.
Ky tubim është mbajtur mbrëmjen e së shtunës, në Gjenevë.
Nga fotografitë e publikuara nga vetë Abdixhiku, shihet se pjesëmarrja ka qenë e madhe.
“Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë. Gjenevë, sonte, takim me bashkatdhetarë.”, ka shkruar Abdixhiku.
Përpos Abdixhikut, të pranishëm në këtë tubim me bashkatdhetarë kanë qenë edhe disa deputetë të LDK-së./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës