Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të nisë hetimet për kontratat njëburimore që janë bërë nga Qeveria Kurti, teksa ka shprehu gatishmërinë për dorëzimin e secilit tender.
Në seancën e sotme të Kuvendit e thirrur për themelimin e Komisionit Hetimore për këtë çështje, Abdixhiku kërkoi listën e tenderëve sekret.
“Çfarë realisht po provojmë të bëjmë është përshkrimi i një fenomeni të shpërndarë në të gjithë sistemin publik të Kosovës, e që janë tenderët sekret. Qytetarët këtë mund të mos e kuptojnë por i bie se tenderët sekret janë shpërndarje e pares së shtetit nga buxheti tek
operatorët, tek bizneset pa asnjë garë, pa asnjë procedurë drejtpërsëdrejti me marrëveshje direkte”, tha Abdixhiku.
“Kjo praktike në tre vite është bërë 781 herë në shtetin e Kosovë, vlera e tyre është 209 milionë euro. Ministritë, ndërmarrjet publike dhe agjencitë kanë dhënë pare të shteti pa procedurë, i bie që çdo ditë pune e hënë e premte në aparatin shtetëror të pushtetit jepet një tender sekret. Edhe sot teksa flasim në shtetin e VV-së është duke u nënshkruar një tender sekret e jo duke përgatitur. Kjo praktikë po rritetm vitin e parë ishin 30 milionë euro ishte fillimi, vitin e dytë kaluan në 70 milionë euro, vitin e tretë ishin 130 milionë euro”, tha ai.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...