Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.
LDK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi krizën institucionale dhe siç thuhet në njoftim, ndikimin e saj në funksionimin e rregullt të institucioneve demokratike.
Në këtë takim është folur edhe mbi propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale.
“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Rohde mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, si një zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual dhe për të kthyer funksionalitetin e shtetit. Në këtë kontekst, kryetari Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, duke nënvizuar se një situatë e tillë cenon drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve dhe pengon rrjedhën normale të proceseve shtetërore si dhe zhvillimin institucional të vendit”, thuhet në njoftim.
“Gjatë këtij takimi kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset integruese, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe u rikonfirmua bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të dyja vendeve dhe përkushtimi drejt avancimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, thuhet tutje në njoftim.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren