Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Sipas njoftimit, gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer që LDK-ja dhe institucionet e Kosovës kanë pasur me ambasadën e Finlandës gjatë gjithë mandatit të ambasadorit Nissinen, si dhe vlerësoi lartë angazhimin e tij të palodhur për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, arsimi dhe demokratizimi i institucioneve, shkruan Arbresh.info.
Abdixhiku theksoi se përkrahja e vazhdueshme e shtetit të Finlandës për Kosovën ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme për proceset e brendshme demokratike dhe integrimin euroatlantik të vendit.
Po ashtu, kreu i LDK-së i uroi ambasadorit Nissinen suksese të mëtejshme në detyrat dhe angazhimet e ardhshme, duke shprehur bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Finlandës do të vazhdojë të thellohen edhe më tutje./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...