Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Në këtë takim u diskutua rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve.
“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës. Kryetari Abdixhiku po ashtu falënderoi Viola von Cramon për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Konjufca priti në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...