Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe delegacionin e tij, të cilët po qëndrojnë për vizitë treditore në Kosovë.
Abdixhiku tha se në këtë takim kanë biseduar mbi zhvillimet e fundit politike të të dyja vendeve.
“Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
“Biseduam për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”, ka shkruar në fund i apri i LDK-së./Arbresh.info/
Konjufca për Qosjen: Na la edhe kolosi ynë i fundit intelekt...
Ligji për Shtetësinë, Musliu: E rrezikon shtetësinë e Kosovë...
Mbyllet sezoni për Gulerin dhe Militaon
Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...