Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të enjten në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin ka diskutuar rreth situatës së fundit politike në vend.
Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku ka theksuar nevojën për krijimin e një Qeverie të Unitetit si një zgjidhje të përkohshme, por të domosdoshme për tejkalimin e ngërçit aktual politik dhe rikthimin e funksionalitetit institucional në Kosovë.
“Dështimi për të 27-tën herë me radhë për krijimin e shumicës parlamentare dëshmon paaftësinë e partisë fituese për të siguruar stabilitet qeverisës,” tha ai, duke paralajmëruar për pasojat serioze të kësaj bllokade për qytetarët dhe proceset shtetërore.
Gjatë takimit, Abdixhiku dhe ambasadori Malaj shprehën qëndrimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si një shtyllë kyçe për përparimin rajonal.
LDK rikonfirmoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë dhe falënderoi Tiranën zyrtare për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026