“Si duket edhe pas provokimeve të Serbisë, presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk po ç’bëhet”, ka deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku tha se çështja e përballjes me Serbinë për Kosovën nuk është e re asnjëherë.
“Kjo çështje s’është e re asnjëherë. Këtë herë ka përmasa të sigurisë në formë të terrorizmit sepse faktet tani janë të qarta, Kosova s’ka strehuar terroristë dhe mbi të gjitha është e qartë me gjithë sasinë e armatimit që kemi një sulm të orkestruar. Në një përballje të tillë është e rëndësishme që Kosova të tregohet e matur dhe e vendosur”, ka thënë Abdixhiku në Konfront.
Ai tutje ka shtuar se Policia e Kosovës e ka fituar betejën në terren, ndërsa tani koha është e diplomacisë.
“Kam deklaruar se djemtë e vajzat tona e kanë fituar betejën në teren, tani është koha e diplomacisë të tregon veten”, ka thënë Abdixhiku.
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...