Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në Betejën e Loxhës 27 vjet më parë.
Abdxhiku ka thënë se në përvjetorin e 27-të të Betejës së Lavdishme të Loxhës, përulemi me respekt dhe krenari para kujtimit të bijve më të mirë të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Në përvjetorin e 27-të të Betejës së Lavdishme të Loxhës, përulemi me respekt dhe krenari para kujtimit të bijve më të mirë të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë kujtese, nderojmë qëndresën, guximin dhe dashurinë e pashoq për atdheun të Kolonel Tahir Zemajt; strategut të urtë dhe komandantit të vendosur, që qëndroi krah për krah me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e vështirë për liri. Kujtojmë me nder dhe krenari Heroin Rrustem Bruçi; juristin, veprimtarin dhe luftëtarin e palodhur për të drejtat e popullit tonë, si dhe një prej themeluesve të LDK-së e komandantin e UÇK-së në zonën e Deçanit. Lavdia dhe sakrifica e Lumni Surdullit dhe Enver Alajt janë dëshmi e përjetshme e guximit të brezit që nuk u përkul para asnjë force. Ata ranë për të mos u harruar kurrë, duke dëshmuar se ëndrra për një Kosovë të lirë dhe sovrane është më e madhe se çdo pengesë”, tha Abdixhiku.
“Gjaku i derdhur në Loxhë është amanet në rrugëtimin tonë të përditshëm, të mbajmë gjallë kujtesën e së kaluarës dhe të ndërtojmë me dinjitet të ardhmen, të punojmë fort për forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve të Betejës së Loxhës!”, tha Abdixhiku. /Arbresh.info
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...