Sot, përkujtojmë njërën prej masakrave më të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë. Ndër krimet më të tmerrshme të Serbisë, atë në Krushë të Madhe, ku u vranë dhe masakruan 243 shqiptarë, civilë të pafajshëm.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe nderuar sakrificën e familjes Berisha nga Suhareka, ku, më 25 mars 1999, anëtarët e saj u vranë nga forcat e regjimit të Millosheviçit.
“Vrasjet dhe masakrat e shqiptarëve shokuan botën mbarë dhe vunë në lëvizje diplomacionë perëndimore për ta ndalur gjenocidin në Kosovë. Shumë familje, ende jetojnë mes dhimbjes dhe forcës nga mungesa e më të dashurve të tyre, prej të cilëve, shumë janë ende të pagjetur”, thuhet në përkujktimin e Abdixhikut.
Sipas tij, pa sakrificën e këtyre familjeve, liria e sotme nuk do ta kishte kuptimin e njëjtë./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër