Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje të hapësirave shëndetësore të rinovuara dhe të atyre që janë renovim në komunën e Prishtinës, e cila qeveriset nga LDK-ja.
Abdixhiku, në një postim në Facebook, tha se numri i qendrave të kujdesit shëndetësor që janë rinovuar është 10. Ai theksoi se derisa LDK-ja po punon, të tjerët po merren me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e secilit që mendon ndryshe.
“Me hapësirat e reja shëndetësore të renovuara e në renovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë”, ka shkruar Abdixhiku.
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...