Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ai tha se kjo gjë ka qenë e pritshme, për siç u shpreh ai, “neve që kemi parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë aty”
“E pritshme për neve që kemi parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë aty. Pra, për secilin njeri që ka qenë i përfshirë në këtë skandal të jashtëzakonshëm, të turpshëm, pra të prekjes së rezervave shtetërore, ka qenë gjë e pritshme dhe për më tepër e vulosur me mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje sillej në Komisionin Hetimor, të cilin e kishte sabotuar”.
“Ne kishim ngritur një Komision Hetimor i cili asnjëherë nuk arriti të funksionalizohej në plotni, për shkak të sabotimit fizik të deputëve të asaj kohe të shumicës”, u shpreh Abdixhiku.
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë