Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është në përgatitjet e fundit për krijimin e një Podcast-i diskutues.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në podcast-in “Rruga e Re”, do të paraqiten ide e prezantime të programit politik të LDK-së, përcjell Arbresh.info
“I lumtur, jashtëzakonisht i lumtur të shpalos para jush përgatitjet e fundit që po bëhen në LDK para nisjes së serisë diskutuese ‘Rruga e Re’ Podcast. Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...