Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ju ka shprehur ngushëllime të gjithë besimtarëve anë e mbarë botës që sot janë në zi, me rastin ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Abdixhiku tha se Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e Papa Françeskut, kreut të Kishës Katolike Romake.
Papa Françesku me shërbimin shembullor, mbetet një prej figurave më të rëndësishme të epokës sonë.
Figura e tij do të mbetet përherë simbol i përvujtërisë, paqes dhe dashurisë për njerëzimin. Udhëheqja e tij shpirtërore frymëzoi miliona besimtarë në mbarë botën dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kishës Katolike.
Papa Françesku do të mbetet në kujtesën e mbarë njerëzimit për angazhimin e tij të palodhur për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë, besimtarëve katolikë kudo në botë dhe të gjithë ata që e çmuan dhe e respektuan këtë njeri të madh të paqes dhe dashurisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Ushtrimet e mëngjesit apo të mbrëmjes, cila është më e mirë ...