Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndonjë subjekt tjetër politik në Kosovë lidhur me koalicionet paszgjedhore.
“LDK e ka të qartë pozicionin politik karshi LVV-së. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje”, theksoi ai.
Ai shtoi se LDK nuk do të pranojë të jetë pjesë e ndonjë koalicioni pa postin e kryeministrit.
“LDK nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër. Pa u caktuar edhe pozita e presidentit të ardhshëm, ne nuk duam marrëveshje”, tha Abdixhiku.
Sa i përket formimit të institucioneve, ai theksoi se i takon partisë fituese të zgjedhjeve që të nisë procedurat për caktimin e mandatarit dhe kryetarit të Kuvendit.
“Presim veprimet e partisë së parë. Pas këtyre veprimeve, do ta keni edhe pozicionin e LDK-së”, përfundoi ai.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...