Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime tri familjeve që humbën djemtë e tyre nga shembja e një objekti në Jabllanicë të Gjakovës.
Abdixhiku ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie, shkruan Arbresh.info.
“Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanovicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve dhe qëndron me ta në këto momente të rënda. Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës”, ka thënë ai.
“Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve, ndërsa në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë tyre dhe lutemi që ta përballojnë këtë humbje të madhe. Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie”, thuhet në reagimin e LDK-së./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë