“Rruga A dhe Unaza e Brendshme e Prishtinës po i afrohen përfundimit”, ka shkruar në Facebook kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu.
Ai tha se “për të ndjekur nga afër ritmin e shpejtë të punimeve, së bashku me Përparim Ramën dhe ekipin e tij”, vizituan sot këto dy punishte.
“Rruga A – një kërkesë e kahershme – po bëhet realitet. Me gjashtë korsi të reja, kjo rrugë lidh Veternikun me Bregun e Diellit dhe Matin për vetëm pak minuta distancë. Përveçse shkarkon ndjeshëm trafikun e rënduar të Kryeqytetit, ajo do të bëhet shtëpi për dhjetëra mijëra banorë të rinj në një lagje të re e plot jetë – ashtu siç ndodhi me Rrugën B”, deklaron Abdixhiku.
“Ndërkohë, Unaza e Brendshme – një tjetër projekt i përmasave strategjike – krijon një korridor të ri të lëvizjes urbane nga Kodra e Trimave, përmes Arbërisë, deri në rrethrrotullimin për Fushë Kosovë e Mitrovicë. Me këtë, Prishtina fiton dy arterie qarkullimi që e çlirojnë qendrën si asnjëherë më parë”, thotë ai.
Postimi i plotë:
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...
Vdes 43-vjeçari pasi ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Pri...
Begaj takim me arbëreshët në Milano:Ura e miqësisë mes Shqip...
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë: ...
Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i...