Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimin elektoral në Suharekë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, tha se Suhareka vazhdon të tregojë se është rugoviste. Programin e LDK-së e quajti model që, siç tha, e bën Kosovën vend të ëndrrave të secilit qytetar.
“Rruga e re është programi i vetëm politik në vend. Me këtë program ju qytetar të Suharekës keni plot 5 miliardë euro buxhet, plot 5 miliardë euro investime, plot 5 për qind rritje ekonomike. Sepse, LDK-ja beson se zhvillimi është çelësi i suksesit të Kosovës. Sepse pas 4 vitesh kur t’i kemi investuar miliardat për qytetarët tanë, të jemi në gjendje t’i numërojmë projektet që kanë lënë shenjë në këtë vend”, tha ai.
Ai ka premtuar rritje pensionesh, tha se nuk do të ketë pensione nën 150 euro.
Premtoi barna falas për pensionistët e tha se do të largohet praktika që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj që janë gjallë.
Ai përsëriti se vendimi i parë i tij do të jetë rritja e koeficientit për të gjithë shërbyesit civil.
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme