Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në Prishtinë janë rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh jo me propagandë, as me exit-polle, e edhe me pak me zhurmaxhi mercenarë.
Sipas tij, në Prishtinë LDK është rikthyer veç me punë, transmeton Arbresh.info.
“Punë në katër vite mandat të Përparim Ramës dhe LDK-së. Punë me ndryshimet e brendshme partiake. Sot, struktura e LDK-së në Kryeqytet, me 5 degë e 83 nëndegë eshtë par ekselancë! Guri, siç i themi ne. Model për secilin qytet. Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
“Sepse mendimi qytetar nuk ndërtohet nga propaganda helmuese e mercenarizmi i mendimit. Nuk ju shohin, nuk ju besojnë. Mendimi qytetar ndërtohet veç nga puna dhe përpjekja e drejtë politike të cilën edhe e shohin, edhe e ndjenjë, edhe e besojne!”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit