Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se në komunat ku qeverisë LDK-ja po punohet shumë.
Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur vizitën në Komunën e Obiliqt qqë drejtohet nga Xhafer Gashi, shkruan Arbresh.info.
“Në komunat tona po punohet shumë. Projekte kapitale, investime afatgjata, gjëra që mbesin nëpër gjenerata. Sot, vizitova Xhafer Gashin dhe gjithë ekipin e tij në Obiliq. U nderova jo vetëm nga mikpritja e mirë, por dhe nga ambiciet e mëdha që kishin për punë e shërbim”, ka shrkuar ai.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se Komuna e Obiliqit dhe Xhafer Gashi kanë realizuar 92% të investimeve kapitale; tre herë më lartë se qeverisja qendrore që mbetet trishtueshëm në vetëm 29%./Arbresh.info/
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...