Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, është shprehur tejet I kënaqur me tubimin zgjedhor të organizuar në Gurrakoc të Istogut.
Abdixhiku me këtë rast tha se tashmë krejt është e qartë se “LDK dhe populli I Kosovës tashmë janë një.
“Jemi shumë! Po.bëhemi më shumë!”, tha ai.
“Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës– shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.
Barcelona luan për gjithçka ndaj Copenhagenit, Flick me “dhi...
Pezullohen nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës që ...
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Gjini pret përfaqësuesit e “Liria ka Emër”, mbështet marshin...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...