Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka kërkuar votën për kandidatët e partisë që ai drejton edhe në mbyllje të fushatës zgjedhore duke thënë se edhe ata ndajnë të njëjtat halle e brenga me qytetarët.
“Sonte, po e përmbyllim një fushatë të zakonshme për nga rendi kalendarik, por të jashtëzakonshme për nga rëndësia e qyteteve tuaja, të ardhmes tuaj e të familjeve tuaja. Kam thënë gjithherë se po dëgjojmë e po rikthehemi, sonte të gjithë e ndjejmë se ku kemi arritur e kush në të vërtetë jemi. Po e mbyllim fushatën me bindjen e plotë se Lidhja jonë e madhe vazhdon. Ajo është lidhje me njëri-tjetrin, lidhje për komunat e lidhje për të gjithë vendin.
“Kandidatët tanë janë njerëzit tuaj. Sikurse ju, ata ndajnë të njëjtat halle e brenga me ju. Sepse komunën, qytetet, fshatrat e lagjet tuaja i mbajnë si familjet e tyre të vërteta. Prandaj, mbështetni ata. Rrugëtoni me ta. Ndërtoni të ardhmen tuaj bashkë me ta”.
Abdixhiku ka falënderuar kandidatët e LDK-së për kryetarë të komunave, ashtu si edhe ata për asamble komunale, derisa 17 tetori pret se do të jetë ditë e triumfit politik.
“Dua të ju falënderoj të gjithëve e secilin veç e veç për punën dhe angazhimin tuaj për rikthimin tonë të madh. 17 tetorin do ta kujtojmë si datë e ditë të triumfit tonë politik. Mbi të gjitha, si përgjegjësi të re për t’i shërbyer vendit me plot dinjitet e përkushtim. Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës. 160 është numri ynë”.
Stuhitë vazhdojnë të godasin Italinë jugore, shkaktojnë kaos...
Netanyahu pranon të bashkohet me `bordin e paqes` të Trump
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak