Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në emër të partisë së tij, ua ka uruar besimtarëve mysliman fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në këtë muaj të sakrificës të gjejmë paqe, mirëkuptim dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit.
Mes tjerash, i pari i LDK-së, tha se në veçanti në këtë muaj të gjejmë solidaritet ndaj atyre që kanë nevojë, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Të dashur besimtarē,
Dita e nesërme, për të gjithë besimtarët myslimanë, shënon fillimin e një muaji sa të veçantë shpirtërisht, po aq edhe sfidues fizikisht. Dita e nesërme shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në këtë muaj të sakrificës, shpresës dhe ngadhnjimit, le të gjejmë paqen, mirëkuptimin e kujdesin ndaj njëri tjetrit. Në veçanti, le të gjejmë solidaritenin ndaj atyre në nevojë.
Agjëruesve, në emër të LDK-së, ju uroj agjërim të lehtë e pranim të lutjeve.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...