Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në dyvjetorin e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku ka thënë se ai humbi jetën duke mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Abdixhiku ka shtuar se rreshteri Bunjaku ka dëshmuar se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale.
“Sot, shënohen dy vjet nga rënia në detyrë e policit të Republikës së Kosovës, heroit, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën duke mbrojtur sigurinë dhe sovranitetin e vendit tonë. Afrim Bunjaku, u vra nga pjestarë të një grupi terrorist të sponsorizuar e komanduar nga Serbia, derisa po ushtronte punën, duke dëshmuar se shërbimi ndaj atdheut është mbi çdo gjë personale. Por Afrim Bunjaku nuk ishte vetëm një polic në krye të detyrës. Ishte një njeri me vlera të mëdha, që zgjodhi të qëndrojë deri në fund për parimet e lirisë, drejtësisë dhe rendit demokratik”, ka shkruar Abdixhiku.
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava