Në emisionin “Pressing” të Televizionit 7, kandidati për deputet i LDK’së, ka thënë se me Vetëvendosjen përshtaten në shumë pika. Ndërsa flet edhe për pozitat qeveritare të cilat LDK i synon specifikisht.
“Ne e synojmë politikën e jashtme në Qeveri me Vetëvendosjen”, ka thënë LumirAbdixhiku.
Megjithatë kur flet për ndarje të pozitave qeveritare pas krijimit të mundshëm të një qeverie, Abdixhiku thotë se diplomacia është ajo që e do partia e tij.
Sipas Abdixhikut, LDK’ja duhet ta marrë këtë pozitë për shkak të raporteve ndërkombëtare që kjo parti ka.
Ai ka folur edhe për pozitën e presidentit, duke thënë se Vetëvendosje e LDK’ja duhet të diskutojnë pasi është diçka që do të ndodhë pas dy vjetëve, pra përfundimi i mandatit./t7/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër