Kandidati për kryeministër i Lidhjës Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një vizitë në kompaninë për konstruksione metalike “Liga Steel” në Lipjan, ku u takua me drejtues dhe punëtorë të kësaj kompanie.
Gjatë kësaj vizite, Abdixhiku përcolli një mesazh të qartë për të gjitha bizneset në Kosovë: “Të gjitha këto biznese janë patriotët modern të kohës. Qeveria duhet të jetë me ta partnerë, e afërt, t’i zgjidh problemet e tyre e jo t’i kërcënoj, kundërshtoj e t’i bëjë pjesë e fushatave elektorale me gjuhë të urrejtjes.”
Ai garantoi se pas 9 shkurtit, qeveria e ardhshme e drejtuar nga LDK-ja do të krijojë një ambient të favorshëm për bizneset, duke i trajtuar ato si partnerë të përbashkët për zhvillimin e vendit.
“Jemi këtu për të çuar mesazh për të gjitha bizneset e Kosovës se pas 9 shkurtit, Qeveria e ardhshme e Kosovës, qeveria e djathë e Kosovës, bizneset i sheh si partnerë, do të jetë me ta, do të punojë me ta dhe do ta bëjë Kosovën me ta” – deklaroi Abdixhiku gjatë vizitës.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...