Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka organizuar një tjetër tubim në lagjen Kolovicë të Prishtinë.
Me kryetarin aktual të Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku prezantoi projektet dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Abdixhiku u shpreh i entuziazmuar për pjesëmarrjen e qytetarëve, duke theksuar se vizioni i LDK-së për Prishtinën përfshin investime që kapin vlerën e 1.5 miliard eurove.
Kreu i LDK-së premtoi se këto investime do të transformojnë kryeqytetin, duke i dhënë “pamjen që e ka merituar gjithëherë!”
“Në Kolovicë të Prishtinës sonte, së bashku me Përparimin, prezantuam edhe një herë para një mase të madhe qytetarësh të kësaj lagjeje, projektet dhe vizionin tonë për Kryeqytet. Entuziazëm i paparë në Prishtinë. Me LDK-në në nivel qendror e lokal, me 1.5 miliard euro investime, Prishtina do merr pamjen që e ka merituar gjithëherë! Ju faleminderit për pritjen sonte! Fitore; dhe asgjë më pak!”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?