Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në ambientet e hotelit, ku për pak minuta pritet të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, për zgjedhjen e kryesisë së LDK’së.
Abdixhiku ka qenë i shoqëruar nga Anton Quni dhe Imri Ahmeti.
Në këtë mbledhje do të hartohet edhe platforma, në bazë të së cilës do të punojë Abdixhiku, raporton Express.
Ndryshe, LDK’ja ka mbajtur zgjedhjet e brendshme të dielën e kaluar. Përmes votimit të fshehtë Abdixhiku kishte mposhtur Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën qysh në raundin e parë.
Këto zgjedhje të brendshme kanë ardhur si rezultat i dorëheqjes së Isa Mustafës për debaklit të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...