Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas seancës deklaroi se partia të cilën ai e drejton ka ofruar zgjidhje, por sipas tij, VV-ja nuk do.
Ai tha se LDK-ja nuk ka çantë magjike për krizën politike, por siç u shpreh ai, duhet marrëveshje politike.
“Duhet marrëveshje politike, e vërteta është e thjesht, i ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të ulesh me dike për zgjidhje dhe thua që nuk është urgjencë, kjo tregon qartë se në çfarë gjendje jemi. LDK nuk mund të bëjë magji”, tha ai.
Tutje, Abdixhiku tha se me Fatmir Limajn, do të flasin për shumë çështje të bashkëpunimit, “po afrohen zgjedhjet lokale”.
“LDK-ja është duke u marr me zgjedhjet lokale tani, nuk mund të bëjmë zgjidhje në një parlament ku partia e parë me 48 deputetë nuk donë të bëjë zgjidhje, nuk donë të lëvizë, nuk donë të bëjë kompromis dhe insiston në vazhdimësi të krijojë ambiente të tilla cirku”, tha Abdixhiku./rtk
Aksident tragjik në Durrës, makina bie nga Ura e Dajlanit, h...
Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për pres...
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë
Diell dhe temperatura me minus, si do të jetë moti sot?
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...