Kandidati për deputetë nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se çkapja e shtetit do të bëhet nga LDK-ja, shkruan Arbresh.info.
“Kapja e Kosovës është nisur e mirëmbajtur nga PDK. Fronti i LDK-së synim kryesor ka çkapjen e Republikës”, ka thënë ai.
Më poshtë mundë ta lexoni statusin e plotë të tij:
Kapja e Kosovës është nisur e mirëmbajtur nga PDK. Fronti i LDK-së synim kryesor ka çkapjen e Republikës. Ka për synim zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit, luftën e pakompromis ndaj krimit e korrupsionit.
Ky synim s’mund të arrihet me PDK-në si partner. Ky synim arrihet veç me PDK-në në opozitë. Një LDK e pastër këtë do ta bëjë. Vija e përpalljes me ta është e palëkundshme./Arbresh.info/
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...