Përgjatë muajve të shkuar dhe muajve në vijim, LDK po përgatitë programin e ri politik. Në këtë program, që po ndërtohet në bashkëbisedim me qytetarët në diskutime sikurse në Konventën programore sot në Gjilan, LDK do t’i japëpërgjigje dhe vizion të qartë e të guximshëm problemeve të vendit tonë – atyre të akumuluara ndër vite sikurse dhe këtyre të krijuara nga kjo Qeveri.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku tha se “Në këtë plan tonin, ne do të prezantojmë investimet tona në infrastrukturë – nga Autostrada e Anamoravës deri tek ndërtimi i Digës në Desivojcë. Do të prezantojmë projektet tona në çdo anë të Kosovës, në përfundimin e çdo infrastrukture rrugore në Kosovë, në modernizimin e sistemit shëndetësor; në shkolla gjithëpërfshirëse nga niveli parashkollor; e në pako ekonomike që bizneset kosovare i shndërron në katalizatorë të epokës së re ekonomike të Republikës sonë.”
Për të bërë këtë plan realitet, do të duhet kontributi i secilit. Në Konventë u tha se, LDK nga Gjilani, u bën thirrje të gjithë rugovistëve, të gjithë besimtarëve të djathtë, të gjithë patriotëve të Republikës së Kosovës, që të na bashkëngjiten në rrugëtimin e madh.
Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e ne kemi nevojë për njerëzit më të mirë të vendit. /arbresh.info/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...