Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shënuar 18-vjetorin e Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës me një mesazh përkujtimor, duke e cilësuar Kushtetutën si themelin e shtetësisë dhe rendit demokratik të vendit.
“Sot, bëhen 18 vite nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dokumentit themelor që vulosi shtetësinë, sovranitetin dhe rendin demokratik të vendit tonë”, thuhet në mesazhin e tij.
Abdixhiku thekson se Kushtetuta mbetet akti më i lartë juridik dhe njëkohësisht udhërrëfyes në procesin e shtetndërtimit. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit, në përforcimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”.
Ai e cilëson atë edhe si zotim kolektiv për të ardhmen. “Është zotimi ynë kolektiv për një të ardhme më të mirë, për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë”.
Në këtë përvjetor, kreu i LDK-së kujton sakrificën e qytetarëve dhe kontributin në ndërtimin e institucioneve. “Në këtë 18 vjetor, ne kujtojmë me mirënjohje të thellë sakrificën dhe vendosmërinë e popullit tonë që i hapi rrugë krijimit të këtij dokumenti historik”.
Në fund, ai bën thirrje për vazhdimin e angazhimit për zhvillimin e vendit. “Le të shërbejë kjo ditë si frymëzim për të vazhduar angazhimin tonë për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe euroatlantike. Urime, Dita e Kushtetutës!”.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...