Në 23 vjetorin e Betejës së Loxhës, i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët.
Abdixhiku thotë se Beteja e Loxhës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Beteja e 6 korrikut 1998 në fshatin Loxhë të Pejës është një ndër momentet kulminante të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila rezultoi me fitore dhe zmbrapsjen e forcave serbe. Sot, bëhen 23 vjet nga beteja lavdishme e Loxhës, e komanduar nga strategu dhe komandanti, Tahir Zemaj. Luftëra pa gjak dhe dhimbje nuk ka, andaj në betejën e Loxhës ranë për të mos vdekur kurrë, dëshmorët e kombit: Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj”.
“Gjaku i derdhur për liri, në Loxhën heroike është amanet për ne të gjallët që të mos e harrojmë të kaluarën tonë të përgjakur dhe të punojmë fort në forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të rënëve në betejën e Loxhës”, është shprehur Abdixhiku.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...