Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku në 26- vjetorin e vrasjes, duke thënë se ky i fundit dha gjithçka për Kosovën, dhe se idealet e tij mbeten të gjalla për ndërtimin e së ardhmes.
Abdixhiku tha se Enver Maloku ishte një frymëzim për brezat që besojnë në lirinë e shprehjes.
“Enver Maloku nuk ishte vetëm një gazetar dhe veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike dhe i lëvizjes kombëtare për liri; ai ishte një frymëzim për brezat që besojnë në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në detyrën e secilit prej nesh për t’i mbrojtur vlerat e kombit”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër