Është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku temë diskutimi është situata në veri të vendit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmendi faktin se sot është bërë një javë që kur filluan sulmet nga bandat në veri të vendit që kryeministri Kurti i njeh me emra.
Lidhur me reagimet kundër Kurtit, dhe sanksionet që mori Kosova nga SHBA, si përjashtimi nga “Defender Europe 2023”, kreu i LDK-së thotë se këto pasoja vijnë si shkak i vetëm një njeriu.
“Reagimet e sekretarit të SHBA-së, Blinken, ato të NATO-s, dhe të shteteve mike të Kosovës janë pasojnë e një njeriu të vetëm, të atij që sot e mban pozitën si kryeministër i Kosovës”, tha ai para deputetëve.
Tutje ai thotë se Kosova pa aleatë nuk mundet të ecë përpara, dhe se nuk mundesh ta ushtrosh sovranitetin pa aleatë, dhe se moskordinimi me ndërkombëtarët do të këtë për Kosovës pasoja të riparueshme.
“Do të ketë pasoja të pa riparueshme për Kosova, nuk ka ikje të populizmave por ikje të qytetarëve. Kosovës i lëkundet themeli me këtë Qeveri”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit