Nga sot partitë politike, hyjnë në javën e fundit të fushatës zgjedhore.
Me këtë rast, kandidati për kryeministër njëherësh kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar për angazhimin e tyre krejt degët e kësaj partie.
“T’ringritun, një za, kushtrimin me shpërnda:
Koha jonë ka ardhë!”
Faleminderit për tubimet e madhështore që na i dhatë në këto tre javë. Faleminderit Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj, Suharekë, Viti, Obiliq, Vushtrri, Fushë Kosovë, Shtime, Mitrovicë, Malishevë, Klinë, Rahovec, Dragash, Deçan, Junik, Kamenicë, Novobërdë, Kaçanik e Han i Elezit!”, tha Abdixhiku.
Ai njoftoi se këtë javë do të jenë siç tha në pesë bastionet e LDK-së.
“Po vijmë këtë javë në pesë bastionet tona të forta. Në Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për kryengritjen e djathtë gjithëkombëtare”, shtoi ai.
“LDK është dashni! Fitore dhe asgjë më pak!”, tha ndër të tjera kryetari i LDK-së.
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...